80 mijë tifozë holandezë, shumica e tyre pa bileta ndodhen në Dortmund, për të mbështetur skuadrën e tyre në sfidën kundër Anglisë. Numri i madh i tifozëve holandezë prezentë në qytetin gjerman vjen edhe për faktin se Dortmundi është vetëm 100 km larg kufirit holandez.
Ethet e tifozerisë holandeze kanë arritur kulmin. Ata kanë bërë gjithçka që është e mundur për të marrë një biletë që do tu jepte mundësinë të shikonin gjysmëfinalen kundër Anglisë drejtpërdrejt në stadium të merkuren, në Ëestfalenstadion të Dortmundit. Por, edhe pse shumica e tyre nuk e kanë këtë mundësi, dhjetëra mijëra kanë udhëtuar drejt qytetit për të qëndruar në fan zonën e përcaktuar për ta, thjesht për të shijuar atmosferën dhe për të kaluar sa më mirë, edhe nëse do t’u duhet ta shikojnë ndeshjen vetëm në një ekran gjigant.
Afërsia e Dortmundit me kufirin e Holandës, rreth 100 kilometra, inkurajon këtë zhvendosje masive, ndaj për sfidën ndaj Anglisë do të mblidhen në këtë qytet rreth 80 mijë tifozë holandezë. Për këtë ndeshje, përmes Federatës Holandeze janë shitur 8000 bileta. Ndërsa janë qindra tifozë të tjerë që kishin blerë një biletë në faqen online të UEFA-s.
Në realitet, kush bën tifo për Holandën është praktikisht si të bësh tifo për një klub. Është një bazë tifozësh shumë unike dhe besnike. KNVB është një grupim tifozësh që kanë një lloj ‘karte anëtarësie’ për të cilën aktualisht rreth 15,000 ‘abonentë’ holandezë paguajnë 17 euro në vit.
Këto para u japin atyre përparësi kur bëhet fjalë për marrjen e biletave për ndeshjet e ekipit të tyre, si në shtëpi ashtu edhe jashtë, si dhe në turne të mëdhenj.