• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani luan me tre sulmues ndaj Santa Colomas

09/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, kundër Santa Colonas, takim i cili zhvillohet në Andorrë dhe nis në orën 20:00.

Trajneri Ilir Daja ka vendosur për 11-shen startuese me shumë ndryshime, i detyruar nga largimet e shumta nga kampioni i Kosovës gjatë kësaj vere.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Në portë është Enea Koliqi. Në mbrojtje luan mbrojtësi i djathtë i blerë nga Vllaznia e Shkodrës, Geralb Smajli. Qendra formohet nga Gentrit Halili e i kthyeri nga Drita, Astrit Thaqi. Në të majtë luan Arbër Potoku, që është edhe kapiten i skuadrës pas largimit të Edvin Kuq e Armend Thaqit.

Në mesfushë, bashkë me Lindon Emërllahun luan edhe Marsel Ismajlgeci e braziliani Queven. Sulmi përbëhet nga Bernard Karrica, Bleart Tolaj e Walid Hamidi.

Për Ballkanin, kjo është hera e tretë rresht që luan në këtë raund kualifikues të Ligës së Kampionëve, të cilin synon ta kaloj për herë të parë.

Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në Kosovë, saktësisht në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Next Post

Publikohen formacionet zyrtare të Spanjë - Francë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.