Janë publikuar formacionet e ndeshjes mes Spanjës dhe Francës, që është gjysmëfinalja e parë e “Euro 2024”. Kjo ndeshje nis në orën 21:00 dhe luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Munchen.
Në formacione nuk ka befasi as te Franca, por as te Spanja.
ADVERTISEMENT
Kylian Mbappe udhëheq Francën, derisa Alvaro Morata është në sulm te Spanja, i përkrahur në krahë nga Lamine Yamal e Nico Ëilliams.
Franca do të paraqitet me formacionin 4-3-3, ku sulm krahas Mbappes janë edhe Randal Kolo Muani e Ousmane Dembele.
Mesfusha përbëhet nga treshja Adrien Rabiot i rikthyer pas suspendimit, Aurelien Tchouameni e N’Golo Kante.
Në mbrojtje janë Theo Hernandez në krahun e majtë, Julen Kounde në të djathtin kurse në qendër të mbrojtjes janë dyshja William Saliba e Dayot Upamecano. Në portë, si zakonisht është Mike Maignan.
Për dallim prej Francës, Spanja do të luaj me formacionin 4-2-3-1. Sulmuesi Morata do të përkrahet nga treshja Lamine Yamal, Dani Olmo e Nico Williams.
Para mbrojtjes janë vendosur mesfushorët Rodri e Fabian Ruiz, ndërsa reparti defensiv para portierit Unai Simon është Jesus Navas, Nacho, Aymeric Laporte e Marc Cucurella.