Saturday, 9. May 2026
Sport

Spanja në finale, Yamal me supergol për rekord

GS 09/07/2024 1 Min. Lesezeit

Supertalenti Lamine Yamal ka shënuar supergol për ta udhëhequr Spanjën drejt finales në Euro 2024.

Të martën mbrëma në Munih, Spanja fitoi 2:1 ndaj Francës në gjysmëfinalen e parë të Evropianit në Gjermani.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Yamali shënoi supergol me goditje nga distanca në minutën e 21-të të ndeshjes. Portieri cilësor i Francës, Mike Maignan, u zgjat por ishte pa gjasa pas goditjes mjeshtërore të supertalentit të Spanjës.

Yamali ka thyer rekordin e radhës dhe me gjasë kryesorin sa i takon Evropianit. Ai është bërë golashënuesi më i ri në histori të Kampionateve Evropiane me vetëm 16 vjet e 362 ditë.

Yamali shënoi për 1:1.

Tags:

Teilen: