Lamine Yamal (16 vjeç e 362 ditë) sonte u bë futbollisti më i ri që ka luajtur në një gjysmëfinale mes Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, duke kaluar Pelé në Botërorin 1958 (17 vjeç e 244 ditë), gjithashtu kundër Francës. Kjo bëhet e ditur nga Opta. Rekordi “i kundërt” për Jesus Navas, i cili bëhet lojtari më i vjetër që luan në një gjysmëfinale.
Yamal është i lumtur pasi mposhti Francën dhe arriti në finalen e Euro 2024. “Gjëja më e rëndësishme ishte të arrijmë në finale, tani duam titullin – shpjegoi sulmuesi spanjoll që shënoi golin ‘më të ri’ në një kampionat evropian. “Ishte një ndeshje e vështirë. Goli? Në atë moment u përpoqa të pozicionohesha mirë dhegjithçka shkoi mirë. Jam i lumtur, mendoj vetëm për fitoren. Qëllimi im është ta sjell atë trofe në shtëpi”.