Që në momentin kur spikeri i “Allianz Arena”-s i lexoi emrin, Mark Kukureja kuptoi se do të kishte të bënte me një tjetër natë të ndërlikuar në këtë Europian.
Publiku gjerman dhe francez prezent në stadiumin mitik bavarez nuk ka harruar dorën e mëngjërashit në ndeshjen mes Spanjës dhe Gjermanisë dhe vendosi për ta kontestuar për të 90’ duke e vërshëllyer.
Në fund të gjysmëfinales vetë Kukureja, u pyet për këtë situatë të krijuar dhe shpjegoi se nuk ishte fajtor për asgjë. “Në futboll janë gjëra që ndodhin, por do të doja shumë që të nënvizoja faktin se nuk jam fajtor për asgjë. Tani rëndësi ka që jemi në finale”, tha mbrojtësi i Çelsit.