Didier Deschamps dhe të besuarit e tij largohen me kokën poshtë nga ky Evropian. Në letër “gjelat” shiheshin mes ekipeve favorite, por në fushë nuk arritën kurrë të ngriheshin në lartësinë e pritshmërive, në fund u dorëzuan përballë supermaricë së Spanjës, fakt që e pranon edhe vetë Deschamps:
“Spanja ishte superiore ndaj nesh. Janë skuadra që kanë lënë përshtypjet më të mira në këtë Evropian. Spanja dominoi ndeshjen më mirë se sa ne. Nuk luajtëm aq mirë, nuk luajtëm me vertikalizime ashtu si do doja.
Pavarësisht kësaj, arritëm deri në gjysmëfinale, gjetëm mënyrë se si të shënonim me Kolo Muani. Do kishte qenë më mirë nëse do të ishim më efikas, ashtu siç kemi qenë më herët.
Ne kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër tonë që do të na shërbejnë në të ardhmen. Është një zhgënjim të eliminohesh, por e provuam deri në fund”, u shpreh Deschamps.