• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yamal “parakalon” legjendën Pele

10/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

 

Lamine Yamal në historinë e futbollit! Adoleshenti i talentuar spanjoll realizoi një eurogol në gjysmëfinalen e fituar me përmbysje 2-1 përballë Francës. Duke u bërë jo vetëm golashënuesi më i ri që shënon në Europian.

Por edhe më i riu (16 vjeç e 362 ditë) që luan në një gjysmëfinale Europiani apo Botërori, duke “parakaluar” një legjendë si braziliani Pele. I cili ishte vetëm 17 vjeç e 244 ditë kur zbriti në fushë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës Suedi 1958.

Sfidë që Seleçao e fituan 5-2 kundër Francës, për të përsëritur më pas të njëjtin rezultat në triumfin përballë Suedisë në finalen e madhe. Me brazilianin e papërsëritshëm që ndëshkonte tri herë francezët dhe dy herë vendasit.

Po ndaj “Gjelave” erdhi edhe rekordi i “yllit” të Barcelonës. Lamine Yamal ndodhet në ëndërr dhe tashmë nevojitet një sforco e fundit të dielën e 14 korrikut në Berlin për ta kthyer në kryevepër këtë moment magjik.

Ndërkohë, Jesus Navas, i cili zhvilloi një ndeshje të madhe pavarësisht shumë viteve mbi supe, u bë gjysmëfinalisti më i vjetër në një Europian apo Botëror. Mbrojtësi i djathtë, i cili kundër Mbappesë nuk e ndjeu aspak peshën e moshës, feston 39-vjetorin në datën 21 nëntor.

Gjithashtu ai u bë spanjolli i parë dhe i vetëm në histori që do të luajë finalen e katërt me kombëtaren iberike

Rekord edhe për skuadrën e drejtuar nga Luis De la Fuente. La Roja shndërrohet në skuadrën e parë finaliste të një Europiani që i ka fituar të gjashta takimet e mëparshme të kompeticionit.

Next Post

Bellingham përballë “armikut”, “ylli” anglez akuzoi arbitrin gjerman në vitin 2021 si ish të dënuar për trukim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.