• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i Federatës konfirmon Deschamps: Nuk ka arsye për ta vënë në diskutim

10/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është ende zyrtare, por pritet që zyrtarizimi të bëhet në orët në vijim. Një ditë pas eliminimit të Francës nga kampionati evropian nga Spanja, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit bën një bilanc të ecurisë së kombëtares franceze dhe konfirmon Didier Deschamps si trajner.

Ai e bën këtë në një intervistë dhënë për L’Équipe, duke mohuar zërat për një shkarkim dhe rrjedhimisht një ardhje të mundshme të Zinedine Zidane në krye të “bluve”. Për Philippe Diallo, ish-trajneri i Juventusit mbetet njeriu i duhur për të vazhduar, pavarësisht kritikave të shumta.

“Nuk shoh asnjë arsye për të vënë në dyshim kontratën e tij. Rezultatet e tij të kaluara flasin për të dhe objektivat janë arritur. Didier do të vazhdojë misionin e tij. Do të diskutojmë së bashku në ditët në vijim për të analizuar më thellë se çfarë na ka munguar në këtë gjysmëfinale dhe çfarë do të na kishte lejuar të shkonim më lart. Didier e drejtoi këtë ekip në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë këtij kampionati europian. Gjatë këtij muaji kam parë shumë profesionalizëm dhe kërkim të përsosmërisë. Ne duhet ta mbajmë ekipin francez në këtë drejtim”, theksoi Diallo.

Next Post

Portieri i Anglisë, Xhordan Pikford: Nuk do të ndryshojmë stilin tonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.