Ballafaqimi mes skuadrës serbe Borcit të Banjallukës dhe kampionit të Shqipërisë, Egnatia të Rrogozhimës, është tani për tani pa gola (0:0) në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë kualifikues të Champions League.
Kampioni i Bosnjës dhe Hercegovinës plot 31 minuta pait një futbollist më shumë, pasi që Zejnullai u përjashtua me karton të kuq.
Në minutën e 11-të, Egnatia me fat pasi vendasit i afrohen golit të parë.
Një aksion nxjerr Karaklajiç të vetëm në të majtën, ai gjuan dhe mposht Sherrin por për fat Vranjes me kokë nuk devijon sferën në portën e boshatisur.
Në minutën e 59-të gjyqtari ftohet nga VAR-i të shohë faullin edhe një herë dhe pas vëzhgimit të monitorit, i tregon kartonin e kuq arbin Zejnullait.
Në minutën e 68-të, ndërpritet ndeshja ppr pak minuta.
Thirrjet kundër shqiptarëve dhe “Kosova është zemra e Serbisë” nga tifozët sjellin ndërprerjen e ndeshjes.
Në minutën e 72-të lojtarët e Egnatias nuk duan të vazhdohet ndeshja në situatë të tillë. Gjyqtari flet me drejtuesit e të dy skuadrave teksa ndeshja vazhdon të jetë e ndërprerë.
Edhe delegati i UEFA-s zbret në fushë për të sqaruar situatën. Gjyqtari Stefanski është në pritje të udhëzimeve për të rifilluar ndeshjen apo jo dhe ndeshja ka vazhduar..