Në “Signal Iduna Park” të Dortmundit u luajt gjysmëfinalja e dytë e Euro 2024 mes Holandës dhe Anglisë, shkruan Syri.net.
Ishte një fitore dramatike e anglezëve, që kualifikohen për herë të dytë radhazi në finalen e Kampionatit Europian.
Përsa i takon sfidës, pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, me “Tulipanët” që kaluan të parët në epërsi, ndërsa iu kundërpërgjigjën “Tre Luanët”.
Loja nisi e shpejtë dhe në sulm nga anglezët, por në minutën e shtatë është Holanda që kalon në avantazh.
Simons me një gjuajtje të fortë nga distanca, e dërgon topin në trekëndësh, duke shënuar një supergol.
Anglezët reagojnë shpejt. Harry Kane fiton një penallti me ndërhyrjen e VAR dhe e ekzekuton vetë, duke barazuar në të 18’.
Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, kur dukej se takimi po shkonte në shtesë, Anglia shënon me Watkins (90+1’), i cili i jep fitoren dhe kualifikimin në finale skuadrës së tij.
Holanda pëson një eliminim dramatik, ndërsa Anglia do të diskutojë finalen me Spanjën më 14 korrik,