Sulmuesi i Anglisë, Ollie Watkins, duke folur për ITVSport, ka komentuar suksesin e arritur në gjysmëfinale të Euro 2024, 2-1 përballë Holandës ku shënoi golin e fitores : “E pabesueshme. Unë e kam pritur këtë moment për javë të tëra. Është dashur shumë punë për të arritur këtu ku jam sot. Mora mundësinë dhe e mora me të dyja duart”.
“Ishte një përfundim i jashtëzakonshëm. Kishte disa këmbë të lodhura atje, por ne e merituam ta fitonim ndeshjen me një përfundim të tillë”.
“Ne kurrë nuk dorëzohemi, jemi gati për Spanjën”.