Sunday, 10. May 2026
Sport

Neville, lidhur me penalltinë e Anglisë: Turp

GS 11/07/2024 1 Min. Lesezeit

Holanda u mund 1:2 nga Anglia, në gjysmëfinalen e dytë, të zhvilluar në Dortmund.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “tulipanët” por më pas “tre luanët” barazuan me Harry Kane i cili fitoi penallti dhe më pas e shënoi gol.

Një penallti e dyshimtë për të cilën ka folur edhe ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Mançester Junajtid, Gary Neville.

Nga studiot ITV në Angli, ai tha: “Si mbrojtës, ky vendim i arbitrit është një turp absolut.

Një vendim skandaloz për një penallti të tillë, pa marrë parasysh se kur dhe sidomos jo në një lojë kaq të rëndësishme”.

Teilen: