Sunday, 10. May 2026
Sport

Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri

GS 11/07/2024 1 Min. Lesezeit

Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri!

Elbasani zytarizoi këtë të enjte trajnerin e ri dhe ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga SuperSport dy ditë më parë, ai do të jetë Roberto Bodin.

59-vjeçari italian që në të kaluarën ka drejtuar kombëtaren e Moldavisë apo edhe Sheriff Tiraspolin ndërsa së fundmi ishte në krye të Triestinës në Serie C.

Ish-trajneri i Moldavisë pason kështu në këtë detyrë Nevil Deden, i cili u largua pak ditë më parë. “Tigrat” u ngjitën këtë edicion në elitën e futbollit shqiptar, por kërkon që të jetë faktor e synon pjesëmarrjen në “Final Four”.

Teilen: