Sunday, 10. May 2026
Sport

Cucurella largohet nga Chelsea pas “Euro 2024”

GS 12/07/2024 1 Min. Lesezeit

Paraqitjet e mira të mbrojtësit të krahut të majtë, Mark Cucurella kanë bërë që shumë skuadra evropiane të shprehin interesim për transferimin e tij.

Cucurella është pjesë e Chelseat por pas Evropianit pritet të largohet nga skuadra londineze.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Ai është i pazëvendësueshëm te Spanja në “Euro 2024” dhe njëri prej lojtarëve më të mirë të turneut në pozitën e tij.

Spanja është kualifikuar në finale të Evropianit, ndërsa Cucurella ka luajtur në pesë prej gjashtë ndeshjeve të “Furisë së kuqe” dhe pritet të jetë startues edhe ndaj Anglisë, të dielën mbrëma.

25-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Krahas Chelseat, Cucurella ka luajtur edhe për Brightonin, Getafen, Barcelonën e Eibarin kurse me Spanjën ka regjistruar 9 paraqitje.

Teilen: