• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ndeshje që mund të na ndryshojë jetën”, Foden e Kane: Ndaj Spanjës e vështirë, kemi rastin të shkruajmë historinë

13/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi arritën të kalonin “Tulipanët” e Holandës, Anglia tashmë sheh për të dytën herë radhazi veten, finalen e madhe, të një Kampionati Evropian, teksa përballë tyre këtë herë do të jetë një kundërshtare shumë më e fortë se Italia, Spanja.

Megjithatë duket se kundërshtari nuk i tremb, “Tre Luanët” e Southgate, me “yllin” e Manchester City, Phil Foden, i cili për mediat foli mbi sfidën e fituar ndaj Holandës, si dhe për finalen e së dielës, ku u konsideron si një sfidë që mund t’i ndryshojë jetën.

“Në ndeshjen me Holandën i ngjaja më shumë lojtarit që shohim te City. E rëndësishme ishte fitorja e skuadrës por e ndjen se ajo kundër Holandës ishte fitorja ime më e mirë me fanellën e Anglisë. Jam i lumtur.

Finalja me Spanjën do të thotë gjithçka, do të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës për mua. Me zor pres ta luaj. Besojmë te aftësitë tona, e dimë që Spanja është një skuadër fantastike për mënyrën se si e zotëron topin, por ne i dimë pikat tona të forta. Kjo ndeshje mund të na ndryshojë jetën”, – tha Foden.

I të njëjtin mendim ishte edhe “bomberi” i sulmit, Harry Kane, i cili barazoi shifrat, në sfidën përballë “Tulipanëve”, teksa u shpreh se mbrëmjen e 14 korrikut do të kenë një tjetër mundës, për të shkruar historinë.

“Ishte një ndeshje me një fund të jashtëzakonshëm. Kishte disa lojtarë të lodhur por e meritonim ta fitonim ndeshjen me një fund të tillë. Finalja me Spanjën? Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, një ndeshje me të vërtetë shumë e forta, por në të njëjtën kohë do të jetë një tjetër ndeshje për të bërë historinë”,- u shpreh kapiteni i “Tre Luanëve”. /i.m /abcnews.al

Next Post

Aksidenti i frikshëm me Hamilton, Verstappen tregon pasojat: Nuk shihja më në pistë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.