• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Declan Rice me vlerësim maksimal për Yamal: Kur isha 16 vjeç, përpiqesha të kaloja provimet në shkollë

12/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Declan Rice, mesfushori i Anglisë, tregoi interesimin e tij për Lamine Yamal, një sulmues 16-vjeçar spanjoll që ka spikatur në Euro 2024.

“Kur isha 16 vjeç, përpiqesha të kaloja provimet në shkollë. Dhe tani kemi Yamal që e vendos Spanjën në një nivel shumë të lartë në këtë kampionat evropian. Ajo që po bën në moshën 16-vjeçare është në një nivel tjetër”, tha ai duke folur për gazetarët, transmeton GazetaBlic Sport.

Lojtari i Arsenalit ka rrëfyer se nuk pi alkool, por se do të bëjë përjashtim nëse Anglia mposht Spanjën dhe fiton Euro 2024.

“Mbaj mend që para finales së fundit thashë se do të pija alkool nëse fitonim. Që atëherë, kam pirë një birrë, por me limon! Nëse fitojmë, do të pi një birrë të vërtetë. Me siguri do të më duhet të mbuloj hundën, sepse e urrej erën”, tha ai.

Anglia dhe Spanja kanë një takim të planifikuar për në orën 20:00 të dielën, në Berlin.

/GazetaBlic Sport/

Next Post

Pesë debutime në radhët e Partizanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.