Sunday, 2. August 2026
Sport

Ranglista e UEFA-s, Shkëndija është skuadra më e mirë në Maqedoninë e Veriut 

GS 12/07/2024 1 Min. Lesezeit

Shtëpia evropiane e futbollit UEFA ka publikuar sot koeficientet e klubeve.

Nga përfaqësueset maqedonase në këtë listë, më së miri renditet Shkëndija nga Tetova, e cila është në vendin e 179-të me 6500 pikë.

Po aq pikë ka edhe Shkupi (6500), por skuadra nga Çairi renditet pesë vende më poshtë se rivali i saj Shkëndija, pra në vendin e 184-të.

Kampioni aktual Struga Trim Lum është në vendin e 291-të me 3500 pikë.

Në listë janë edhe: Makedonija GP – vendi 349, Sileksi 358, Renova 398, Tikveshi 411 dhe AP Brera e 412-ta.

Teilen: