• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglia, rruga drejt Berlinit

12/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia i ka kaluar ndeshjet në Euro 2024 me lojë shpeshherë të mërzitshme e me pak gola dhe në raundet me eliminim ka qenë gjithmonë në disavantazh. Megjithatë, skuadra e Southgate nuk dorëzohet e di të reagojë.

Një gol i shënuar nga Jude Bellingham, pas 13 minutave kundër Serbisë, në ndeshjen e parë të Grupit C, u duk se konfirmoi menjëherë statusin e Anglisë si pretendente kryesore e Euro 2024, por minutat në vazhdim, jo vetëm në atë ndeshje, ishin thjesht zhgënjyese. Skuadra e Gareth Southgate arriti ta ruante fitoren kundër serbëve, por ajo do të mbetej e vetmja e arritur në 90 minuta, deri në gjysmëfinalen kundër Holandës.

Në ndeshjen e dytë një barazim 1-1 kundër Danimarkës, ku avantazhi i golit të shënuar nga Harry Kane nuk u ruajt as për çerek ore. Ndeshja e fundit ofroi mërzinë pa gola kundër Sllovenisë, por të paktën me justifikimin se dy skuadrat arritën objektivat. Një justifikim që u duk pa bazë duke parë ndeshjen në raundin e të 16-ve, ku Anglia i shpëtoi eliminimit vetëm 20 sekonda para përfundimit, kur Bellingham barazoi me një gol të bukur.

Me nisjen e shtesës, Harry Kane shënoi golin e avantazhit, të cilin Anglia e ruajti deri në fund. Çerekfinalja me Zvicrën ofroi të njëjtat vuajtje e jo vetëm për tifozët anglezë. Zvicra mori avantazhin e merituar në minutën e 75-të, por Anglia barazoi me Saka, autor i një goli të bukur. Pas barazimit edhe në shtesë, anglezët kalojnë me penalltitë bindëse në gjysmëfinale, ku i priti Holanda.

Përsëri disavantazh, nga Xavi Simons, por Anglia përgjigjet menjëherë me penalltinë e Harry Kane. Kur pritej barazimi i radhës, Watkins godet dhe i jep fitoren në minutën e 90-të të një ndeshjeje më të mirë se të parat.

 Tani përballë do të jetë Spanja, skuadra perfekt deri tani, fituese dhe e bukur për t’u parë. Në kontrast me të, Anglia është bisha, e shëmtuar dhe e mërzitshme, por që tashmë i ka nxjerrë kthetrat.

Next Post

“Dua ta takoj një ditë Mesin”, Jamal: Niko Uilliams te Barcelona? Shpresoj që të ndodh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.