Argjentina do të përballet me Kolumbinë në finalen e Kupës së Amerikës, të hënën në orën 02:00 të mëngjesit me orën lokale të Shqipërisë. Në prag të kësaj përballjeje, kapiteni i argjentinasve, Lionel Mesi, është marrë në intervistë nga mediat vendase, ku i është kërkuar të japi një koment për kundërshtarët:
“Ne kishim kohë të shikonim ndeshjen Uruguai-Kolumbi. Ne e dinim që do të ishte e vështirë me të dy ekipet. Ka një arsye që Kolumbia nuk ka pësuar humbje për kaq gjatë, është një skuadër që ka lojtarë shumë të mirë, intensitet, shpejtësi dhe dinamikë.”
Ndeshja e së hënës, do të jetë shumë e rëndësishme për Mesin, pasi mund të jetë trofeu i fundit që ky i fundit mund të fitojë me kombin e tij, duke parë edhe moshën që ka.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL