• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spanja apo Anglia? EURO 2024, Çipi: “Iberikët” favoritë, por karakteri anglez mund ta dërgojë futbollin në “shtëpi”

13/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Ish futbollisti, Kreshink Çipi sheh të avantazhuar Spanjën në finalen e madhe të Berlinit, për kampionatin evropian, EURO 2024, por sipas tij, karakteri anglez mund të bëjë që kësaj radhe, futbolli të shkojë në “shtëpi”.

Në emisionin “Sport Center” në ABC News, Çipi u shpreh se Spanja dhe Anglia kanë futbollistë cilësorë, që mund të zgjidhin ndeshjen.

Sipas Çipit, sulmuesi anglez, Harry Kane është shënues i mrekullueshëm dhe e meriton të fitojë çmimin e këpucës së artë.

“Mua ma mbush mendjen Spanja, por ndoshta këtë radhë, karakteri anglez mund të realizojë atë “it’s coming home”. Skuadrat e mëdha bëjnë diferencën, sepse kanë futbollistë cilësorë. Të dyja skuadrat, por edhe Anglia ka lojtarë cilësorë, mund të godasë në momentin kur duket se skuadra kundërshtare ka kontrollin e lojës. Motivimi është më i lartë te anglezët. Kanë Kane, disa futbollistë, Stones. Kanë eksperiencë që ndikon në ndeshje të tilla. Kane e ka vuajtur edhe në periudha të tjera, por është i veçantë. Është shënues i mrekullueshëm. Për mua është lojtar i veçantë, e meriton ta marrë këpucën e artë”, theksoi ai.

Spanja dhe Anglia do të përballën më 14 korrik, ora 21:00, në Berlin, për finalen e madhe të kampionatit evropian, EURO 2024./abcnews.al

Next Post

“Fitore, edhe me gol të portier”, Dani Olmo synon vetëm titullin e Euro 2024: Duam të fitojmë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.