• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja e Sauthgejt në pikëpyetje/ Trajneri anglez tregon çfarë do të ndodhë me të pas finales së Europianit: Fokusi është fitorja! Do ishte e pamundur që…

12/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i “Tre Luanëve” Gareth Sauthgejt ka thënë se është emocionalisht e pamundur që ai të marrë një “vendim logjik për momentin” nëse do të qëndrojë si trajner i Anglisë edhe nëse ai fiton Kampionatin Europian.

southgate

Në një intervistë me “Sky News” përpara finales të së dielës me Spanjën në Berlin, Sauthgejt këmbënguli se ai kishte “përmirësuar besueshmërinë” e futbollit anglez, pasi u ndje i lënduar nga kritikat më herët në turne për shkak të përparimit të ngadaltë të ekipit.

Anglezi tregoi para turneut se mund të largohej nëse nuk e çon ekipin drejt lavdisë së Euros, shkruan “Sky”.

I pyetur se sa e vështirë do të ishte të largohej nëse ai arrin trofeun e tyre të parë që nga viti 1966, Sauthgejt tha për “Sky News”: “Asgjë nuk është aq e vështirë, por emocionalisht do të ishte e pamundur për mua të merrja një vendim logjik në këtë moment, sepse fokusi im i vetëm për dy vjet ka qenë fitimi i këtij turneu .

Nuk e di se ku jam, veçse shumë i fokusuar në përgatitjen e ekipit për këtë lojë dhe i vendosur për të vazhduar t’i udhëheq ata në mënyrën se si kemi kaluar muajin e fundit”.

Më tej ai tekniku anglez vazhdon duke thënë: “Padyshim që mora detyrën për të ndihmuar në përmirësimin e futbollit anglez. Unë e di se çfarë do të thotë fitimi jo vetëm për publikun e gjerë në Angli, por veçanërisht për njerëzit e përfshirë në futbollin anglez – nga ata që zhvillojnë lojtarë të rinj deri tek ata që drejtojnë klube në çdo nivel të lojës. Me të vërtetë, unë mendoj se ne kemi përmirësuar besueshmërinë e futbollit anglez në mënyrën se si ai perceptohet në mbarë botën. Por në fund të fundit, derisa të fitohet ai trofe, atëherë do të ketë gjithmonë ato pyetje, si jashtë ashtu edhe brenda vendit, për atë që kemi bërë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

E ardhmja e Southgate, Federata e Futbollit e sheh në krye të “Tre Luanëve” deri në Botërorin 2026

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.