• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjiganti grek ofertë Myrto Uzunit

13/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Myrto Uzuni me shumë gjasa nuk do të qëndrojë te Granada sezonin e ri.

Sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të jetë edhe një herë tjetër në LaLiga2 pas rënies së bardhekuqve nga elita. Beratasi kërkon një aventurë të re në një kampionat më të fortë dhe mundësisht në një ekip që luan në kupat europiane.

Pas interesimit të Sevilla, mësohet se në drejtim të Uzunit ka ardhur një ofertë nga Panathinaikos. Mediat helene raportojnë se gjiganti grek dëshiron të përforcojë repartin e sulmit dhe sulmuesi shqiptar është në krye të listës së merkatos.

Për Uzunin do të ishte rikthim në Greqi pasi më parë ka jetuar në një ishull gjatë fëmijërisë, por do të jetë hera e parë si futbollist i nivelit të lartë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Uzunit, por ajo që është e sigurt është se ai nuk do të jetë pjesë e Granada sezonin e ri.

Next Post

Kursi i përgatitjes atletike nga FSHF, tashmë me licencë UEFA, njihuni me programin dhe risitë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.