Sunday, 10. May 2026
Sport

Po i luteshin që të merrte drejtimin, Klop refuzon ofertën interesante nga një ekip kombëtar

GS 13/07/2024 1 Min. Lesezeit

Jyrgen Klop ka refuzuar propozimin e Federatës së Futbollit të SHBA-së për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares, pas shkarkimit të Greg Berhalter.

klop

Ish-tekniku i Borusia Dortmundit dhe Liverpulit ia ktheu dërguesit ofertën që mori nga krerët e Federatës Amerikane të Futbollit për një arsye të qartë, mungesa e interesit.

Sipas lajmeve të fundit të publikuara nga “The Athletic”, Klop ka pasur kontakte fillestare me ndërmjetësit e Federatës Amerikane javën e kaluar, ku është ekspozuar ndaj mundësisë për të marrë menjëherë drejtimin e kombëtares. Por trajneri 57-vjeçar përsëriti se do të dëshironte një pushim nga futbolli, siç deklaroi edhe në momentin e lamtumirës së tij nga “reds” në maj.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: