Në fushë do të jenë dy ekipe në gjendje shumë të ndryshme. Për çudi, është Spanja në formë mjaft më të mirë fizike sesa Anglia, ndërsa afron e diela e fundit e Euro 2024.
“Furitë e Kuqe” kanë kursyer mjaft kohë nga titullarët, qoftë për mënyrën sesi u erdhën punët, qoftë sepse fituan gjithmonë në 90 minuta, teksa sipas asaj që shkuar e përditshmja spanjolle “Marca”, titullarët spanjollë kanë qenë në fushë për 4 593 minuta.
Trajneri De la Fuente bëri rotacion të fortë në ndeshjen e tretë në grupin B, atë ndaj Shqipërisë, që u fitua 1-0 nga skuadra e tij.
Më pas, iberikët ia dolën në 90 minuta kundër Gjeorgjisë, madje pa u lodhur edhe aq, pastaj në 90 minuta kundër Gjermanisë në provën më të vështirë që patën në Europian, si dhe për 90 minuta në gjysmëfinale kundër Francës.
Ritëm e lodhje pati, por jo rraskapitje, ndërsa lojtarë si Niko Williams e Lamine Yamal duken si “trena ekspresë”.
E ndryshme situata e Anglisë, gjë që shihet edhe nga gjendja fizike e “yjeve” Harry Kane apo Jude Bellingham.
Trajneri Garreth Southgate nuk pati mundësi të shlodhte askënd, në asnjë moment, ndërsa në raundin e dytë kundër Sllovakisë e në çerekfinalen kundër Zvicrës, u luajt nga 120 minuta e madje pati nevojë për penallti.
Në total, titullarët e Anglisë kanë luajtur 5 839 minuta, gati 1 300 minuta më shumë sesa rivalët e finales. /i.m /abcnews.al