• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Unë jam ndryshe nga Rodri”, Rice: Nuk e imagjinoj sa presion mund të ketë Yamal

13/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Declan Rice dhe Anglia përgatiten për finalen e dytë radhazi në një kampionat europian. Mesfushori, ëndërron që këtë herë fundi të jetë i lumtur dhe jo si me Italinë.

Përballë është Spanja, dhe Rice shprehet se shokët e tij të skuadrës janë më të motivuar se kurrë për të fituar turneun ndërsa shtoi se nga krahu i iberikasve, Lamine Yamal është ai që duhet të ndjehet më së shumti në presion.

“Nuk kam parë kurrë një grup kaq të motivuar. Në stërvitje mund ta dalloni nga mënyra se si flasim me njëri-tjetrin. Edhe para turneut. Ne duam të fitojmë. Euro 2020 dhemb, dhe ishte gjithashtu në Ëembley. Futbolli të jep mundësi të reja dhe e kemi të dielën. Ne e dimë se do të jetë e vështirë. Spanja është një ekip i pabesueshëm. Të 26 ne lojtarët duhet të përgatitemi.

Rodri? Ne e dimë se ai është një top lojtar. Para ndeshjes kam folur shumë për të. Jemi krahasuar, por jemi lojtarë shumë të ndryshëm. Nuk është vetëm ai kundër meje. Fabián Ruiz, Olmo, Pedri po të ishte mire. Ata kanë një mesfushë shumë të fortë, do të jetë një luftë e madhe. Por, Rodri është një lojtar i veçantë, ne e dimë këtë në Angli. Kam respekt të madh për të, do të shihemi në fushë.

Presioni te Yamal? Nuk mund ta imagjinoj, por e ka treguar se është një lojtar shumë i mirë. Ajo që ai ka bërë me Barçën është diçka për t’u duartrokitur. Si lojtar dhe si tifoz. Duhet ta respektosh. Ai është vetëm 16 vjeç. Ajo që ai bën te Barça është e veçantë, imagjinoni që tashmë po performon edhe në Europian”, u shpreh Rice.

Next Post

Rexhbeçaj i bashkohet Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.