Sunday, 10. May 2026
Sport

Josa në “Euro 24”: Mesfusha çelësi i finales, Anglia dhe Spanja të kualifikuara me meritë

GS 13/07/2024 1 Min. Lesezeit

Spanja dhe Anglia do të përballen të dielën në orën 21.00, në kuadër të finales së madhe të Europianit. Për mundësitë, favoritët, situatën e lojtarëve dhe të grupeve respektive në prag të kësaj sfide, foli i mirënjohuri Mirel Josa, i ftuar në “Euro 24” në News 24.

josa-1-770x430-1

“Në finale kanë dalë skuadrat që e kanë merituar. Futboll të mirë kanë luajtur Sllovenia, apo edhe Sllovakia. Anglia luajti një ndeshje delikate me sllovakët, e zgjidhi Bellingham.

Spanja ka treguar gjithë kohës futbollin e saj, ndryshe nga britanikët. Ekipi i Southgate ka ardhur duke e rritur nivelin taktit dhe psikologjik. Loja do luhet në mesfushë” – tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: