Sunday, 10. May 2026
Sport

E ardhmja e Balotelit, sulmuesi italian në bisedime me skuadrën e…

GS 14/07/2024 1 Min. Lesezeit

Mario Baloteli sërish në qendër të vëmendjes të merkatos. Sulmuesi italian më shumë është komentuar për jetën e tij jashtë fushës se sa si futbollist, gjithsesi interesi për të në aspektin sportiv nuk mungon. 

BALO

Karriera e tij si futbollist kishte luhatje të mëdha, ndërsa së fundi ishte pjesë e skuadrës turke Adana Demispor, me të cilën i ka skaduar kontrata. 

Sulmuesi italian tashmë ka nisur bisedimet me skuadrën braziliane të Korinthias. Presidenti i Augusto Melo, është ai që po udhëheq bisedimet. 

”Ai dëshiron tre milionë euro në vit dhe një kontratë dyvjeçare. Synimi i Balotelit është të kthehet për të luajtur për kombëtaren italiane. 

Te Korinthias janë të përgatitur t’i ofrojnë atij një kontratë dyvjeçare”, tha Alves, për ESPN. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: