• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sauthgejt pranon se e përndjek finalja e humbur me Italinë

14/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Garet Sauthgejt u prezantua sot në konferencën për shtyp duke treguar se finalja e humbur në Londër përballë Italisë e “përndjek” prej vitesh ndërsa pranoi se objektivi në finalen e Berlinit është fitorja, jo loja e bukur.

“Emocionalisht, do të ishte e pamundur për mua të merrja një vendim logjik në këtë moment sepse synimi im i vetëm për dy vjet ka qenë të fitoj këtë turne. Pesë ose gjashtë javët e fundit kanë qenë një sfidë e vërtetë, kështu që vërtet nuk e di se ku jam dhe i vetmi fokus është përgatitja e ekipit për këtë ndeshje. Unë jam i vendosur të vazhdoj t’i drejtoj djemtë siç kam bërë muajin e fundit”, tha komisari teknik i Anglisë.

“Ne jemi përmirësuar për sa i përket besueshmërisë së futbollit anglez dhe mënyrës se si ai perceptohet në mbarë botën, por, në fund të fundit, derisa ta fitojmë atë trofe, gjithmonë do të ketë pyetje si jashtë ashtu edhe brenda vendit për atë që kemi bërë. Dua ta fitoj kupën edhe nëse luajmë keq”, pranoi Sauthgejt.

Në fund ai u pyet për të dhënë një mendim mbi rivalët spanjollë: “Nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion për t’i studiuar, por më duhet të them që i njohim, si lojtarët apo edhe filozofinë e tyre.

Si ata edhe ne kemi një projekt të cilin e kemi nisur prej vitesh, këtu jemi prej një muaji dhe e kemi identitetin tonë të lojës.

Prej kohësh Anglia i shikonte finalet nga shtëpia, por ne kemi nisur ta ndryshojmë këtë, po luajmë finalen e dytë radhazi. Kjo tregon se kemi punuar mirë dhe disponojmë lojtarë me shumë potencial dhe kemi ndërtuar gjithashtu themele të sigurta për të ardhmen”.

Next Post

E ardhmja e Asllanit, dy klube angleze dalin në skenë për mesfushorin e Kombëtares

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.