Uruguai ka zënë vendin e tretë në Kupën e Amerikës, falë një fitore pas ekzekutimit të penalltive ndaj Kanadasë pasi koha e rregullt përfundoi baras 2-2.
Rodrigo Bentacur shënoi i pari në minutën e tetë, por kanadezët shënuan me Ismael Kone në të 22-ën për të barazuar shifrat në 1-1.
Ishte minuta e 80-të kur Jonathan David realizoi për 2-1 dhe në fund mendohej se Kanada do ta fitonte vendin e tretë.
Por në skenë doli veterani uruguaian Luis Suarez që realizoi gol në frymën e fundit 90+2 duke i siguruar barazimin Uruguait dhe ekzekutimin e penalltive.
Në penallti Uruguai ishte më i mirë duke fituar me rezultat 3-4, derisa për kanadezët dështuan nga pika e bardhë Ismael Kone dhe Alphonsy Davies.
Ndërkohë në finalen e madhe të Kupës së Amerikës do të luajnë Argjentina dhe Kolumbia me fillim nga ora 02:00 pas mesnate.