Sunday, 2. August 2026
Sport

Kosova U16 zhvillon sot finalen ndaj Shqipërisë

GS 14/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës (M) është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për grupmoshat U16.

Dardanët e rinj në gjysmëfinale mposhtën me rezultat të thellë Azerbajxhanin 76:41.

Ndërkohë në finalen e madhe Kosova do të përballet me Kombëtaren e Shqipërisë.

Finalja e madhe mes Kosovës U16 dhe Shqipërisë U16 do të zhvillohet me fillim nga ora 19:30.

Kjo sfidë finale do të luhet në Parkun Olimpik ‘Feti Borova’ në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

Teilen: