Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka dhe një stërvitje të fundit sot pasdite përpara se të vendosë përfundimisht për formacionin që do të hedhë në fushë në finalen e madhe në Berlin kundër Anglisë.
Por siç raportojnë mediat spanjolle nuk pritet të ketë surpriza. përjashto ndonjë dëmtim të orës së fundit, trajneri i “La Roja”- s e ka shkruar në mendjen e tij formacionin titullar. Praktikisht do të jetë skuadra që debutoi në këtë Europian më 15 qershor, në po të njëjtin stadium kundër Kroacisë. I vetmi ndryshim do të jetë aktivizimi që nga minuta e parë e Dani Olmos, që do të ketë vendin e Pedrit.
Mesfushori i Lajpcigut ka treguar një formë të shkëlqyer që nga ndeshja kundër Shqipërisë e deri në gjysmëfinalen kundër Francës ku shënoi dhe golin e fitores së “Furisë së kuqe”. Dani Karvahal dhe Robin le Normand do të kthehen titullarë pasi munguan kundër Francës të pezulluar me kartonë.