• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klauzola 60 milionë euro/ Zbulohet e ardhmja e Dani Olmos, ylli spanjoll arrin akordin me kampionët e…

14/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga protagonistët absolutë të Spanjës në fazën e eliminimeve direkte ka qenë Dani Olmo. Pasi ka fituar vendin e titullarit – edhe për shkak të dëmtimit të Pedrit, ai ka shkëlqyer me tre gola që i kanë dhënë një dorë Spanjës për të arritur deri në stacionin fundor në Berlin.

Dani-Olmo-2-780x439

Spanja ka fituar vitin e kaluar Ligën e Kombeve, por për Dani Olmon, kampionati europian është një tjetër kalibër. Dhe pikërisht Spanja do të kërkojë të fitojë titullin kontinental 12 vjet pas suksesit të fundit në Kiev. 

Mesfushori spanjoll ka një klauzolë largimi nga Lajpcig prej vetëm 60 milionë euro dhe afati i saj është deri më 15 korrik. 

Skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti, ka pranuar të paguaj këtë klauzolë dhe zyrtarizimi është çështje orësh. 

Ka qenë gazetari italian Xhanluka Di Marcio që ka njoftuar se Siti ka siguruar shërbimet e futbollistit spanjoll. 

“Në orët në vijim priten ngjarje të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e tij. Interesimi më konkret për ish-lojtarin e Dinamo Zagrebit është Mançester Siti ka qenë për disa sezone që ndjek Olmon sepse Pep Guardiola është tifoz i tij i madh.

Kontrata e Olmos me Leipzig ka një klauzolë që përfundon së shpejti, më 15 korrik. Deri në atë afat mund të blihet për 60 milionë euro. Anglezët bënë presion për të mbyllur marrëveshjen në orët e ardhshme dhe kështu mundën konkurrentët më të mëdhenj të Olmos, që janë Çelsi dhe Barcelona”, ka shkruar Di Marcio. 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Conor McGregor do të fitojë 1 milion dollarë nëse Spanja triumfon sonte në Euro 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.