Monday, 11. May 2026
Sport

Milani do të përjetojë një revolucion

GS 14/07/2024 1 Min. Lesezeit

Pas Alvaro Moratës, Milani kërkon për fazën e sulmit edhe gjermanin, Niclas Fullkrug.

Lëvizja e Dortmund për Guirassy, e cila ende nuk është zyrtarizuar për shkak të dështimit në testet mjekësore, po e vendos në dyshim të ardhmen e lojtarit shtatlartë në Signal Iduna Park.

Pak ditë më parë, Sky pati raportuar se për 31-vjecarin kishte interes nga Spanja dhe Italia pas performancave të tij pozitive në Kampionatin Europian. Sky Italia ka zbuluar që një nga skuadrat e interesuara është Milani.

Kuqezinjtë nuk kanë mbajtur ende bisedime konkrete me gjermanin, por Fullkrug është shumë i qetë rreth këtij operacioni dhe në rast se cdo gjë shkon mirë mes klubeve do ta pranonte sfidën e re.

Pas transferimit te Dortmund në verën e vitit të kaluar nga Werder Bremen, 31-vjecari i justifikoi pritshmëritë duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 10 asiste në 43 ndeshje.

Milani do të përjetojë një revolucion nën urdhrat e trajnerit të ri Paolo Fonseca, por për sulmin kërkon të ketë dy emra me eksperiencë në sezonin e ri, si Alvaro Morata dhe Niclas Fullkrug..

Teilen: