Spanja dhe Anglia do të përballën mes tyre në finalen e Euro 2024. Një duel shumë i rëndësishëm mes dy ekipeve që kërkojnë të jenë Kampionët e Europës.
Dy ekipet përballen sonte në kërkim të lavdisë, me “La Roja-n” që kërkon trofeun e 4-ërt në histori, ndërsa Anglia të parin për të prishur “mallkimin” e humbjeve në finale.Më poshtë gjeni 10-të faktet që duhet të dini për këtë përballje.
1.Ky është takimi i tretë mes Spanjës dhe Anglisë në Kampionatin Evropian, me Anglinë që ka fituar 2-1 në fazën e grupeve në vitin 1980, para se të kualifikohej me rezultatin 4-2 ne penallti pas barazimit me rezultat 0-0 në çerekfinalen e vitit 1996.
2.Anglia ka dështuar të shënojë në tre nga katër ndeshjet e saj në turnetë e mëdha (Kupa e Botës/Euro) kundër Spanjës, me dy ndeshjet e fundit që kanë përfunduar me rezultat 0-0 (Kupa e Botës 1982, Euro 1996).
3.Spanja ka fituar tre finalet e saj të fundit në një turne të madh, duke fituar Kampionatin Evropian në 2008 dhe 2012, si dhe Kupën e Botës në 2010.
Asnjë skuadër evropiane nuk ka qenë kurrë kaq e suksesshme në katër ndeshje radhazi të Kupës së Botës/Euro-s më parë.
4.Anglia është kualifikuar për herë të dytë radhazi në një finale të Kampionatit Evropian.
Ata tashmë kanë arritur më shumë finale në turnetë e mëdha në katër tentime nën urdhrat e Gareth Southgate (dy) se sa kanë bërë në 23 paraqitjet e tyre të para në Kupën e Botës/Euro para ardhjes së tij.
5.Kjo do të jetë finalja e parë e Anglisë në një turne të madh që do ta luajë jashtë Anglisë, me finalen e Kupës së Botës 1966 dhe Euro 2020 që u luajtën në ‘Wembley’.
‘Tre Luanët’ nuk kanë humbur asnjë ndeshje në Berlin në gjashtë të tilla (4 fitore, 2 barazime).
6.Spanja i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet deri më tani në Euro 2024, tashmë duke u bërë ekipi me më së shumti fitore në një edicion të vetëm të Kampionatit Evropian.
Që prej promovimit të fazës së grupeve në 1980, vetëm Franca në 1984 (5/5) kishte rekord 100 përqind të fitoreve.
7.Spanja ka shënuar 13 gola deri më tani në Euro 2024. Vetëm Franca në 1984 (14) kishte shënuar më shumë në një edicion të vetëm të Europianit.
8.Anglia ka pësuar golin e parë në tri ndeshjet e tyre me eliminim deri më tani.
Ata janë të pamposhtur në gjashtë takimet e fundit kur pësuan gol të parët në Euro (5 fitore, 1 barazim) dhe asnjë ekip nuk ka fituar më shumë këto lloj ndeshjesh në histori të këtij turneu.
9.Anglia pati pesë goditje në portë ndaj Holandës në gjysmëfinale që ishte shifra më e lartë e tyre në një ndeshje deri tani në Euro 2024.
Ndërkohë, Spanja kishte pesë ose më shumë gjuajtje në drejtim të portës në katër nga gjashtë ndeshjet e tyre në këtë turne.
10. Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente do të jetë 63 vjet e 23 ditë në ditën e kësaj ndeshje, përzgjedhësi i tretë më i vjetër që merr pjesë në një finale të Kampionatit Evropian, pas Luis Aragones me Spanjën (69 vjeç 337 ditë) dhe Otto Rehhagel me Greqinë në 2004 (65 vjeç 330 ditë).