SC Gjilani ka humbur ndeshjen e dytë parasezonale nën urdhrat e Ardian Nuhiut, me rezultatin 1:0.
Pas humbjes ndaj Malishevës në shtëpi, ‘Skifterët’ janë mposhtur në tokën bullgare.
CSKA Sofja arriti t’i shkaktoj humbjen e dytë gjilanasve, me një penallti të cilën klubi kuqebardhë e cilëson si mjaftë diskutabile.
SC Gjilani po vazhdon qëndrimin në Banska, ku deri në fund pritet të ketë ndryshime, ashtu siç ka mësuar Olle, do prezantohen Jarovic dhe Jamal.