Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kampionatit Evropian të futbollit ndërmjet Spanjës dhe Anglisë që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.
Asnjë gol nuk është realizuar pasi të dy skuadrat po zhvillojnë lojë të kujdesshme dhe po testojnë njëra-tjetrën duke mos dhënë kështu asnjë rast të mirë për gol në pjesën e parë, raporton KosovaPress.
Spanja synon ta rikthejë në shtëpi trofeun që i mungon që prej vitit 2012 kur mposhtën Italinë në finale të Kampionatit Evropian, ndërsa Anglia për të bërë historinë dhe për ta fituar për herë të parë.
Kjo është finalja e dytë rresht e Kampionatit Evropian për Anglinë, pasi në vitin 2020 pësuan në shtëpinë e tyre në ‘Wembley’ ndaj Italisë pas ekzekutimit të penalltive.