Skuadra e CFR Cluj e ka nisur sezonin e ri me fitore 3:2 ndaj Dinamo Bucurestit në elitën e futbollit rumun.
Në këtë takim debutuan dyshja e Kombëtares së Kosovës, Armend Thaqi dhe Meriton Korenica.
Thaqi luajti vetëm pjesën e parë, kurse Korenica u inkuadrua në lojë në minutën e 69’të.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti ishte në stol, por nuk mori asnjë minutë.
Kujtojmë që te Dinamo Bucuresti, luajti edhe sulmuesi tjetër kosovar, Astrit Selmani.