Thursday, 12. March 2026
Euro 2024

EURO 2024/ ‘Lojtari i Turneut’ dhe ‘Lojtari më i Mirë i Ri’, UEFA ndan çmimet

GS 15/07/2024 1 Min. Lesezeit

Rodri dhe Lamine Yamal ishin padyshim dy nga yjet e kësaj Spanje magjike, që u shpall kampione Europe pas triumfit në finale kundër Anglisë.

Përpara ngritjes së trofeut, ishin pikërisht ata të dy që morën çmimet e tyre personale të këtij turnamenti.

Rodri u shpall “Lojtari i Turneut” me performancën e tij fantastike në fushë, ndërsa Lamine Yamal u shpall “Lojtari më i Mirë i Ri”, pas asaj që 17-vjeçari i dhuroi këtij Europiani.

Image

Teilen: