• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Triumfi madhështor i Spanjës, De la Fuente: Williams dhe Yamal të mrekullueshëm, ju tregoj virtytin e kësaj skuadre

15/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja fiton Euro 2024 me meritë, por trajneri Luis De la Fuente nuk dëshiron të ndihet i ngopur. Duke folur për mediat menjëherë pas ndeshjes, trajneri është euforik dhe krenar, por për skuadrën e tij do të duhet të jetë një pikënisje dhe jo një pikë mbërritjeje: 

“Shpresoj që ky moment të ndihmojë të jemi më të mirë çdo ditë. Gjithmonë përmirësohemi, ky është qëllimi ynë, virtyti i kësaj skuadre është se ne gjithmonë mendojmë të jemi pak më të mirë. 

Nuk mund të jesh më i lumtur se kaq. Duke parë gëzimin e tifozëve, lojtarëve… Sot ishte një ditë e mrekullueshme, një ekip kampion europian u kurorëzua me meritë. 

Sot jam edhe më krenar, duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë sepse këta lojtarë janë shembull për të gjithë, janë shumë të mirë. 

Williams dhe Yamal, janë dy lojtarë të mrekullueshëm dhe dy djem të jashtëzakonshëm, të cilët duhet të vazhdojnë të rriten. Ne jemi me fat që i kemi, ata sjellin kaq shumë gëzim në futbollin spanjoll. 

Ai është kapiten dhe cilësitë e tij futbollistike dhe njerëzore nuk janë vënë në pikëpyetje, në fakt nuk njihet për gjithë punën që bën”, u shpreh De la Fuente.  

Next Post

Argjentina fiton Kupën e Amerikës për herë të dytë radhazi, mposht në shtesa Kolumbinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.