• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjashtë lojtarë ndajnë “Këpucën e Artë” të Evropianit

15/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane mund ta ketë humbur finalen e “Euro 2024” por ai të paktën mund të ngushëllohet me një çmim tjetër të fituar në këtë turne.

Kane së bashku me pesë futbollistë tjerë e ka ndarë çmimin “Këpuca e Artë” për golashënuesin më të mirë të turneut që u mbyll të dielën mbrëma dhe zgjati një muaj.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Gjashtë futbollistët kanë përfunduar turneun me nga tre gola të shënuar, ndërsa në këtë listë së bashku me anglezin Kane, janë edhe Dani Olmo i Spanjës, Cody Gakpo i Holandës, Jamal Musiala i Gjermanisë, Georges Mikautadze i Gjeorgjisë dhe Ivan Schranz i Sllovakisë.

Ky është vendimi i çuditshëm i UEFA-s, e cila në prag të finales ka njoftuar në çmimi “Këpuca e Artë” e këtij turneu do të ndahet mes futbollistëve nëse ata përfundojnë me numër të njejtë të golave.

Në të shkuarën, kriteret ishin tjera për ta përzgjedhur golashënuesin më të mirë të evropianit pasi merreshin parasysh edhe asistimet dhe minutat e luajtura.

Në “Euro 2020”. Cristiano Ronaldo e pat fituar çmimin “Këpuca e Artë” me pesë gola, numër të cilin e kishte arritur edhe Patrick Schick i Çekisë. Mirëpo, Ronalo e siguroi epitetin e shënuesit më të mirë pasi e kishte një asistim kurse Schick nuk e kishte asnjë.

Next Post

EKSKLUZIVE/ Presidenti i Egnatias, Demrozi: Lojtarët e mi janë burra, e përmbysim Boracin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.