Kanë kaluar gati dy javë nga nisja zyrtare e merkatos në Itali. Pavarësisht gjithë kësaj, Milan nuk ka shënuar ende asnjë goditje në hyrje. Një qetësi që nuk po i pëlqen tifozëve por që mund të përfundojë në këtë javë, kur priten goditjet e para të “Djallit”.
MORATA, GATI – Goditja e parë që Milani duhet të shënojë, siç u përsërit edhe nga Ibrahimoviç dhe Fonseka, është qendërsulmuesi: një prioritet absolut pasi kuqezinjtë sot mund të mbështeten vetëm te Luka Jovic. Pasi humbi Zirkze, vështrimet e Ibra & Co tani janë te Alvaro Morata, pasi tek Atletiko e Madridit ai ankohet se nuk ka hapësirën që meriton.
Siç raportohet në disa media, kontaktet mes Milanit dhe menaxherëve të spanjollit janë të vazhdueshme. Ajo që i mungon marrëveshjes është miratimi përfundimtar i lojtarit që deri dje ishte i fokusuar tek Europiani. Hapat e fundit priten në fund të kësaj jave më pas 31-vjeçari do të mund të bëhet sulmuesi i ri i “Djallit”. Për të është gati një kontratë katërvjeçare, megjithatë, nuk do të jetë e vetmja goditje përpara. Milani dëshiron t’i japë Fonsekës sa më shumë që të jetë e mundur dhe po kërkon gjithashtu një profil të tretë për të rimbushur baterinë ofensive.
Për momentin, siç mësohet nga “SKY”, në tavolinë janë disa emra: sigurisht Tami Abraham që largohet nga Roma dhe për të cilin ka pasur kontakte. Kuqezinjtë mund të mendojnë gjithashtu për shtimin e Aleksis Selmekers, si një homolog teknik. Por lista nuk kufizohet vetëm në anglisht dhe përfshin edhe profile të tjera si p.sh., ai i Niklas Fulkrygut që ka shprehur hapur dëshirën për të provuar Serinë A.
FOFANA DHE PAVLOVIÇ – Përveç numrit të ri 9, Milani është gjithashtu në garë për të forcuar skuadrën në repartet e tjera. Në veçanti, kuqezinjtë janë në kërkim të një mesfushori mbrojtës, i cili mund të ndihmojë Fonsekë të rivendosë ekuilibrin në skuadër, por edhe një qendërmbrojtës. Emrat në krye të listës së miratimit të drejtuesve të Milanit për momentin janë Jusuf Fofana dhe Strahinja Pavloviç. Dhe situata është shumë e ngjashme për të dy pasi drejtori Ibra tashmë ka marrë miratimin e dy lojtarëve përmes agjentëve të tyre, por ende nuk ka marrëveshje me klubet përkatëse. Kontrata e mesfushorit francez skadon në vitin 2025 dhe tashmë i ka komunikuar Monakos synimin e tij për t’u larguar këtë verë: mund të arrihet një marrëveshje rreth 20-25 milionë. E njëjta shifër është kërkesa minimale e Salcburgut për gjigantin serb 194 cm. Ditët në vijim do të jenë gjithashtu të rëndësishme për t’i mbyllur këto dy negociata.
PANORAMASPORT.AL