Monday, 11. May 2026
Sport

Super talenti, Jon Shalani në prova tek gjiganti kroat, Hajduk Split

GS 15/07/2024 1 Min. Lesezeit

Jon Shalani është padyshim një nga talentët më të mëdhenj të vendit tonë.

Futbollisti kosovar nga sot do të jetë në prova për dy javë tek ekipi i madh kroat, Hajduk Split, përcjell GazetaBlic Sport.

Në fotografitë e publikuara nga Shkolla e Futbollit “Arsenal”, shihet se Shalani është takuar edhe me legjendën, Gennaro Gattuso, i cili është trajner i ekipit të parë të Hajduk Split.

Kujtojmë se Shalani është pjesë e kombëtares shqiptare në gjeneratat e reja.

Më poshtë keni njoftimin e klubit:

Teilen: