Euro 2024 mbaroi dhe te “Djajtë” e Milan janë gati të zyrtarizojnë afrimet e para të merkatos dhe i pari pritet të jetë “bomberi” spanjoll, Alvaro Morata, i cili do të jetë qendërsulmuesi ri i “Kuqezinjve”, të teknikut Paulo Fonseca.
“Të shohim”, u shpreh shkurtimisht kapiteni i kombëtares spanjolle pas fitimit të Europianit, por në Itali janë të sigurt në lidhje me transferimin e tij në Milano, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave 31-vjeçari i ka thënë “po”, “gjigantëve” të Serie A dhe në ditët e ardhshme pritet të kryejë testet mjekësore në Madrid.
Klubi italian do të paguajë 13 milionë euro në arkat e Atletico Madrid, ndërkohë që kapitenin e spanjolle e pret një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 5.5 milionë euro pa llogaritur këtu bonuset në rast të performancave fantastike. /i.m /abcnews.al