Monday, 11. May 2026
Sport

VIDEO/ Plas skandali te Argjentina, Mesi & Co këndojnë kore raciste kundër lojtarëve të Francës

GS 16/07/2024 2 Min. Lesezeit

Argjentina fitoi për herë të dytë radhazi Kupën e Amerikës pasi mposhti në finale Kolumbinë me shifrat 1-0 falë golit të shënuar nga Lautaro Martinez. 1200x680_000-334v9k3Gjatë festës së titullit, argjentinasit kënduan kore raciste kundër lojtarëve të Francës. Kjo këngë u këndua në fillim të Botërorit të Katarit nga tifozët e Argjentinës.

Një këngë që ka në qendër veçanërisht Kilië Mbape për shkak të origjinës së tij afrikane. Mesfushori Enco Fernandez hapi një live në rrjetet sociale duke transmetuar festën dhe koret raciste nga autobusi në të cilin ndodheshin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: