Monday, 3. August 2026
Sport

Ballkani synon kalimin në fazën tjetër të Championsit

GS 16/07/2024 2 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani synon që për herë të parë të kualifikohet në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ekipi nga Suhareka është vetëm 90-të minuta larg për ta eliminuar Santa Coloman e Andorrës në rrethin e parë kualifikues të kësaj gare.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Pas fitores 2:1 javën e shkuar në Andorrë, Ballkani sot përballet me Santa Coloman në Kosovë në tentim jo vetëm për ta mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë, por për të triumfuar edhe në të dytën. D

ueli i kthimit në orën 16:30 dhe luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e ky hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët që duan ta shohin ndeshjen nga tribunat.

Për Ballkanin, ky është edicioni i tretë që po paraqitet në kualifikimet e garave të UEFA-s, por i pari që ka gjasa reale për të avancuar në raundin tjetër të Championsit.

Në dy sezonet paraprake, Ballkani është eliminuar në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, por në fund ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Me kalimin e rrethit të parë kualifikues të Championsit, Ballkani automatikisht siguron plejofin e Ligës së Konferencës dhe do të jetë vetëm dy ndeshje larg fazës grupore.

Nëse Ballkani eliminon Santa Coloman në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, atëherë në rrethin e dytë do të përballet me ekipin e njohur nga Danimarka, Midtjylland.

Teilen: