Thursday, 12. March 2026
Euro 2024

VIDEO/ Prezantim spektakolar në ‘Santiago Bernabeu’, të gjithë në këmbë brohorasin emrin e Kylian Mbappe

GS 16/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbape është prezantuar sot nga Real Madridi përballë 85.000 mijë tifozëve.

Një prezantim spektakolar duke kaluar edhe pritshmëritë e 14 viteve më parë kur prezantohej Kristiano Ronaldo.

Sulmuesi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe nënshkroi kontratën e tij në terrenin stërvitor të klubit në Valdebebas përpara se të shkonte në Estadio Santiago Bernabéu për të takuar tifozët që e prisnin.

Duke qëndruar në një skenë së bashku me presidentin e klubit Florentino Pérez dhe të 15 trofet e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Mbappé mori një pritje të zjarrtë nga tifozët e tij të rinj, të cilët ishin në një numër të madh. Të pranishëm ishin gjithashtu disa figura ikonike nga historia e klubit, duke përfshirë edhe francezin Zinedine Zidane.

Tifozët kanë demonstruar çmendurinë për yllin francez, duke u ngritur në këmbë dhe brohoritur emrin e tij sapo Mbappe ka shkelur në fushën e blertë.

 

Teilen: