• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hendboll, ekipet kosovare mësojnë kundërshtarët evropianë

16/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampioni i Kosovës te meshkujt në hendboll, Kastrioti i Ferizajt, janë të vetmit që në sezonin 2024/25 do të paraqiten në raundin e parë të Kupës Evropiane.

Shorti për garat evropiane në hendboll është tërhequr të martën, ku është përcaktuar që Kastrioti të përballet me Slobodan e Bosnjë Hercegovinës.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Ndeshja e parë do të luhet në Ferizaj kurse e kthimit në Bosnjë e Hercegovinë dhe do të luhen në muajin shtator.

Për dallim prej Kastriotit, Rahoveci si kampion i Kosovës dhe Besa Famgas si nënkampione, do të paraqiten në raundin e dytë të Kupës Evropiane, me ndeshjet që do të luhen në fund të tetorit.

Rahoveci do të përballet me ekipin nga Belgjika, Sezoens Achilles Bocholt kurse Besa Famgas do të ketë punë me FCC Mesto Lovosice nga Çekia.

Edhe në konkurrencën e femrave, tri skuadra do ta përfaqësojnë Kosovën në Kupën Evropiane.

Kampioni i Kosovës, Istogu në raundin e dytë do të ketë punë me ekipin nga Greqia, AESH Pylaia Thessaloniki.

Ferizaj do të përballet me Caja Rural Aula Valladolid nga Spanja, ndërsa Samadrexha do ta ketë punë me ekipin nga Portugalia, Colegio Gaya/Colgaia-Toyota. Ndeshjet e këtij raundi, në të cilën paraqiten 64 ekipe, skuadrat nga Kosova do ti luajnë në fillim të tetorit.

Next Post

“Çmenden” 85 mijë tifozët e Realit prezentë nga këto fjalë të Mbappe-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.