Spanja dhe Franca marrin fitoret e para në Kampionatin Europian të moshës deri në 19 vjeç për djem, që është duke u zhvilluar në Irlandën e Veriut dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Spanja ka mundur Danimarkën edhe duke qenë me dhjetë futbollistë për 18 minuta, sepse në 77’ Belid ka marrë kartonin e dytë të verdhë, që është shndërruar në karton të kuq.
Dhe kur të gjithë mendonin se ky do të ishte një plus për Danimarkën, përkundrazi gjithçka u kthye në bumerang, sepse në të 79’ Iker Bravo firmosi fitoren e iberikëve.
Spanja kishte kaluar e para në avantazh në të 27’ me Shema Andres dhe në të 43’ barazoi për Danimarkën, Kryger-Jonsen. Franca mandej fitoi me përmbysje me Turqinë. Për Turqinë kishte shënuar në të 4’ Fidan.
E Franca më pas barazoi me Mishal në të 66’, kurse golin e fitores e shënoi Zhaket nga pika e bardhë e penalltisë në të 86’.
Kështu janë mbyllur ndeshjet e para në grupet A dhe B të Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç, i cili përfundon më 28 korrik.