Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq është përforcimi më i ri i ekipit nga Premier League, Ipswich Town.
Muriq është prezantuar të mërkurën tek Ipswichi dhe me skuadrën e re ka firmosur kontratë katërvjeçare.
ADVERTISEMENT
25-vjeçari i është bashkuar Ipswichit nga skuadra e Burnleyt, pjesë e së cilës ishte prej vitit 2022. Detajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë publikuar por mediumet angleze kanë raportuar se Ipswichi ka paguar 10 milionë euro për portierin Muriq.
Ai është shprehur tejet I lumtur që do të jetë pjesë e Ipswichit dhe me padurim pret t’i bashkohet skuadrës së përgatitje. Muriq gjatë këtyre ditëve do të shkoj në Austri, ku aktualisht Ipswichi po e kryen fazën përgatitore para fillimit të sezonit 2024/25 në Premier League.
“Jam shumë I emocionuar që i jam bashkuar Ipswichit dhe po pres me padurim të filloj aventurën time. Kam shikuar disa ndeshje sezonin e shkuar dhe mendoj se stili i lojës së Ipswichit më përshtatet shumë mirë. Kam biseduar me trajnerin dhe stafin e klubit dhe besoj se Ipswichi është vendi i duhur për mua për të luajtur në Premier League”, ka thënë Muriq.
Karrierën si profesionist, Muriq e ka nisur te Manchester City, ndërsa ka qenë i huazuar te NAC Brenda, Nottingham Foresti, Girona, Willem II e Adana Demirsport. Sezonin e shkuar, ai regjistroi 10 paraqitje në elitën e futbollit anglez.